Page 18 - Demo
P. 18


                                    Klasa e Mirit ishte ndarë në dy grupe. Të dyja grupet kishin përgatitur pyetje nga gjeografia dhe historia, që duhet t’ia bënin grupit tjetër. Grupi që përgjigjej më saktë, fitonte lojën. Miri ishte drejtues në grupin e tij. Ai kujdesej që secili të përgjigjej sipas radhës. Nëse pjesëtarët e grupit nuk vendosnin se cilat pyetje do të bëheshin, ai bisedonte me ta, në mënyrë që të vendosnin së bashku radhën e pyetjeve.Ai donte të arrinte kompromisin brenda grupit të tij.Ola ishte pjesëtare e grupit. Asaj i pëlqen shumë gjeografia dhe historia, prandaj e dinte shumicën e përgjigjeve, megjithatë ajo këshillohej me grupin e saj përpara se të përgjigjej. Ola donte që grupi i saj të fitonte dhe jo të tregonte sa e ditur ishte. Ajo tregohej e vetëpërmbajtur. Kompromisi quhet ndryshe marrëveshje. Ai është i nevojshëm kur:- duam të zgjidhim një mosmarrëveshje;- duam që të bashkëpunojmë me palën tjetër, për të arritur një qëllim të caktuar.Në të dyja rastet, kur bëjmë kompromis, ne pranojmë të heqim dorë nga disa kërkesa. Po ashtu, edhe pala tjetër. Pra, të dyja palët hapin rrugë, për të arritur një qëllim të përbashkët. Çdo lojë ka rregullat e saj. Para se të luajmë basketboll ose volejboll, ne pranojmë t’i respektojmë ato. Rregullat e lojës janë kompromisi që ne bëjmë me synimin që loja të jetë më e bukur dhe e barabartë. Megjithatë, herë pas here, ndodh që të grindemi, sepse nuk përmbahemi dhe harrojmë më të rëndësishmen, lojën.Ndonjëherë marrim vendime ose kryejmë veprime të nxituara, kur jemi të nxehur. Më vonë, mund të pendohemi për këto veprime. Për këtë arsye, duhet të jemi të vetëpërmbajtur dhe të mos harrojmë se gjithmonë duhet të kërkojmë falje, nëse kemi lënduar shokun ose të afërmin tonë.Mësimi Si të sillemi në grup6Tregoj çfarë është kompromisi dhe vetëpërmbajtja.Argumentoj me shembuj konkretë pasojat pozitive dhe negative të vetëpërmbajtjes Fjalë kyçe: kompromis,vetëpërmbajtje, vendimmarrjeSi mendoni ju?Si po e kryente Miri detyrën e tij si drejtues i grupit?Po Ola, si anëtare e grupit?Çfarë mund të ndodhte, nëse Ola do të përgjigjej menjëherë?Nga shembulli më sipër, si mund ta përshkruani fjalën “kompromis”?Po fjalën “vetëpërmbajtje”?16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22