Page 19 - Demo
P. 19


                                    VeprimtariKompromisi dhe vetëpërmbajtja e forcojnë grupin.Rast studimiJoni me Adelën po diskutonin për filmin “I vetëm në shtëpi”. Genti, që po i dëgjonte, vuri re se Joni po ngatërrohej për një skenë të tij. Adela po e kundërshtonte dhe pyeti Gentin, nëse ai e mbante mend. Genti u përmbajt dhe nuk ndërhyri, sepse Joni është shoku i tij i ngushtë dhe nuk donte që ta mërziste.  Ç’mendim keni për veprimin e Gentit? A duhet një vetëpërmbajtje e tillë? Pse? A duhet të themi gjithmonë të vërtetën, pavarësisht se ajo mund të mos na pëlqejë? PlotësoRendit disa arsye pse janë të rëndësishëm kompromisi dhe vetëpërmbajtja në grup. Kompromisi dhe vetëpërmbajtjaPërfitimet e grupitDiskutoBashkë me shokët kujtoni situata nga jeta në klasën tuaj kur keni bërë kompromis ose kur jeni treguar të vetëpërmbajtur.Diskutoni se çfarë mund të ndodhte në këto situata, në qoftë se nuk do të ishit treguar të vetëpërmbajtur.DetyrëShkruaj për një rast kur je nxituar dhe dikush e ka pësuar për shkak të mungesës së vetëpërmbajtjes sate.MendoNdodh shpesh që gjatë një loje, arbitri i tërheq vëmendjen lojtarëve kur grinden me njëri-tjetrin. Shpesh, ai u nxjerr kartonin e verdhë ose të kuq.  Çfarë mendoni se ndodh me lojtarët gjatë lojës? Po pas ndeshjes?17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23