Page 20 - Demo
P. 20


                                    Aleksa dhe Gjergji banojnë në një pallat. Prindërit e tyre kujdesen që të mbajnë pastër mjedisin ku banojnë. Ata diskutojnë shpesh me banorët e tjerë për pastërtinë e pallatit dhe për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj çdo nevoje që mund të kenë.Së bashku, ata marrin pjesë në veprimtari të ndryshme që zhvillohen në lagjen apo në qytetin e tyre. Banorët e pallatit përbëjnë një komunitet, atë të banorëve të pallatit. Të rriturit punojnë në vende të ndryshme. Po kështu, edhe fëmijët mësojnë në shkolla të ndryshme. Por të gjithë kanë të përbashkët vendin ku banojnë. Komuniteti i pallatit quhet komunitet gjeografik. Lagjja apo qyteti ku banojmë, janë gjithashtu komunitete gjeografike, sepse na bashkon hapësira ku banojmë dhe jetojmë.Përveç komuniteteve gjeografike, ekzistojnë edhe komunitetet e interesit. Pavarësisht punës që bëjnë, pavarësisht moshës, gjinisë, prejardhjes, të gjithë anëtarët e një komuniteti shfaqin një interes të përbashkët. Komunitete interesi mund të jenë njerëzit që kujdesen për mjedisin, që kanë dëshirë të bëjnë shëtitje me biçikletë, që kanë dëshirë të ruajnë traditat kulturore etj. Ne mund të jemi pjesë e disa komuniteteve. Të jesh anëtar i një komuniteti na pasuron, sepse njohim shokë dhe shoqe të reja që kanë të njëjtin interes me ne. Të gjithë mund të përfshihemi në punët dhe nevojat e komunitetit, ta shohim veten pjesë të tij. Sa më i mirë të jetë komuniteti ku jetojmë ose ku zhvillojmë interesat, aq më mirë do të ndihemi dhe ne.Mësimi Komuniteti dhe unë7Tregoj çfarë është komuniteti.Dalloj tiparet e komunitetit.Përcaktoj llojet e komuniteteve. Fjalë kyçe: komunitet gjeografik,komunitet interesiSi mendoni ju?Kujtoni se çfarë mbani mend për komunitetin nga klasa e katërt.Në cilat komunitete bën pjesë familja e Aleksës dhe Gjergjit?Cilat janë të përbashkëtat ndërmjet këtyre komuniteteve?Nga se ndryshojnë ato?18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24