Page 21 - Demo
P. 21


                                    VeprimtariTë jesh anëtar i një komuniteti është përgjegjësi.MendoNjë mëngjes, rrugës për në shkollë, Ela vuri re se mbi trotuarin në dalje të pallatit të saj, dikush kishte hedhur mbeturina. Edhe pse në darkë, trotuari pastrohet nga punonjësit e bashkisë, në mëngjes, ajo e gjen shpesh me mbeturina. Shqetësimin e saj e përcolli në klasë. Pse shqetësohet Ela? A ndihet ajo pjesë e komunitetit ku jeton? Çfarë mund të bëjë Ela? Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë do të ndiheshin si ajo? Po nëse askush nuk do të shqetësohej?Rast studimiFamilja e Valbonës shkoi të banonte në një shtëpi të re, në një qytet tjetër. Në mbrëmje, trokiti dera. Ishin fqinjët e tyre me një ëmbëlsirë në dorë. Kishin ardhur t’u uronin mirëseardhjen. Ata u treguan se, në pallatin e tyre, e kishin traditë të festonin së bashku sa herë vinin banorë të rinj. Si u ndjenë familjarët e Valbonës?Çfarë mendon se do të bënin prindërit e saj atë mbrëmje? Po kur të vinin banorë të tjerë në pallatin e tyre? Pse mendoni kështu?DiskutoJonës dhe Florit u pëlqejnë shumë librat e Zhyl Vernit.Ata duan të krijojnë një rrjet me të gjithë nxënësite shkollave të bashkisë së tyre, që pëlqejnë librat e tij.Jona dhe Flori duan të jenë pjesë e një komuniteti:të bashkojnë të gjithë nxënësit që i duan librat e këtij shkrimtari. Çfarë komuniteti kemi në këtë rast? Trego disa komunitete të tjera interesi.DetyrëPërshkruaj me disa fjali komunitetin ku banon, të veçantat dhe të përbashkëtat që ka ai me komunitetet e tjera.tat 19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25