Page 22 - Demo
P. 22
Shtëpia e Etienit ndodhet pranë shkollës. Në ditët e pushimeve, ai ujit lulet e shkollës, që ato të mos thahen. Kur vjen shtatori, lulet e zbukurojnë edhe më shumë shkollën e tij.Jola banon në një kat me gjyshe Dritën.Sa herë që e shikon të ngarkuar me çantat e pazarit, ajo e ndihmon duke i mbajtur disa prej tyre. Gjyshe Drita e falënderon gjithmonë me dashuri.Të jesh qytetar do të thotë të jesh pjesëtar aktiv i jetës së qytetit apo fshatit ku banon. Fjala “qytetar” përdoret për të treguar se një person merr pjesë në jetën e shtetit ku jeton: ai voton drejtuesit dhe ligjet, paguan taksat dhe kërkon llogari nga drejtuesit e shtetit për veprimet e tyre. Për të qenë qytetar i mirë nuk është e nevojshme të bëjmë gjeste të mëdha. Mjaftojnë gjeste të vogla, të përditshme, për të ndihmuar komunitetin dhe të afërmit tanë.Si mund të jemi qytetarë të mirë?Të jemi nxënës të mirë. Sa më shumë dije të marrim, aq më shumë kuptojmë botën rreth nesh. Kështu, do të jemi në gjendje t’u japim zgjidhje më të mira problemeve të komunitetit.Të tregohemi të gatshëm për të ndihmuar familjen tonë. Prindërit dhe gjyshërit kujdesen që ne të kemi kushte jetese sa më të mira, na ndihmojnë për detyrat, na përcjellin për në shkollë etj. Dashurinë tonë ndaj tyre duhet t’ua tregojmë duke i ndihmuar sadopak, aq sa kemi mundësi.Të jemi aktivë. Në kohën e lirë, përveç lojërave me shokët dhe shoqet, ne mund të marrim pjesë në veprimtari shkollore ose jashtëshkollore sportive, kulturore ose bamirëse. Mësimi Të jem qytetar i mirë8Tregoj çfarë do të thotë të jesh qytetar i mirë.Shpjegoj përse duhet të jemi qytetarë të mirë. Fjalë kyçe: qytetar i mirë,shok i mirëSi mendoni ju?Si ju duket veprimi i Jolës? Po ai i Etienit?Çfarë kanë të përbashkët të dyja rastet?Çfarë i shtyn të dy fëmijët të veprojnë kështu?Si ndihen ata?Tregoni raste të ngjashme nga jeta.20

