Page 24 - Demo
P. 24


                                    Eltoni pa në lajme se qyteti fqinj ishte përmbytur për shkak të shirave të shumta. Banorët nuk kishin ku të qëndronin dhe dimri kishte filluar. Të nesërmen, ai vendosi që të bisedonte me mësuesit dhe shokët e shoqet e klasës, se si të ndihmonin fëmijët e qytetit të prekur nga përmbytjet. Ndonjëherë, ne mërzitemi se nuk na plotësohen të gjitha dëshirat. Por, duhet të kuptojmë, se ka njerëz të tjerë me nevoja urgjente, për të cilët duhet të mendojmë dhe t’i ndihmojmë aq sa kemi mundësi. Shpesh dëgjojmë në lajme për përmbytje, tërmete ose fatkeqësi të tjera natyrore që godasin vende të ndryshme në Shqipëri dhe në botë. Kemi parë edhe pamje të plazheve të ndotura me mbetje plastike, për shkak të pakujdesisë së njerëzve. Shteti dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kujdesen që këto situata të kenë sa më pak pasoja. Por ndodh që ndërhyrja e tyre mund të jetë e pamjaftueshme. Ndaj, njerëzit organizohen në grupe vullnetare për të ndihmuar personat e goditur nga fatkeqësitë. Vullnetarët japin ndihmesën e tyre falas, në të mirë të komunitetit ose të njerëzve në nevojë. Ata i ndihmojnë të tjerët me shpirt solidariteti, pra janë të gatshëm të bashkohen dhe të mbështesin këdo për të kapërcyer vështirësitë. Edhe ne duhet të vendosemi në pozitën e moshatarëve që janë në nevojë dhe të tregojmë respekt për ata si qenie njerëzore dhe t’i ndihmojmë pa pritur gjë në këmbim. Mësimi Të jem vullnetar9Shpjegoj ç’do të thotë të jesh vullnetar.Tregoj çfarë është solidariteti. Fjalë kyçe: vullnetar,shpirt solidariteti, respekt Si mendoni ju?Si e pritën shokët kërkesën e Eltonit?Çfarë zgjidhjeje mund të kenë gjetur?Kujt mund t’u kenë kërkuar ndihmë?Si u ndien ata pas kësaj pune?A keni patur raste kur keni ndihmuar njerëz në nevojë?22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28