Page 26 - Demo
P. 26
Sara vuri re se në oborrin e ndërtesës së saj nuk kishte kosh për mbeturinat. Ajo diskutoi për këtë problem me shoqet dhe shokët e saj. Ata gjetën disa kuti kartoni, i lyen me ngjyra të ndryshme dhe i vendosën nëpër oborr. Një kuti e verdhë ishte për mbetjet plastike dhe një blu për mbeturinat e tjera. Ata shkuan derë më derë dhe ngjitën njoftime në këndin e njoftimeve të ndërtesës, për t’u thënë banorëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të hedhin mbeturinat në këto kuti. Puna vullnetare është shumë e rëndësishme, si për vullnetarët, ashtu edhe për komunitetin që ata ndihmojnë. Duke ndihmuar komunitetin, njohim dhe kuptojmë më mirë problemet që ai ka dhe marrim pjesë në zgjidhjen e tyre. Kur kryejmë punë vullnetare, ne bëjmë një punë të mirë: ndihmojmë njerëz në nevojë, pastrojmë mjedisin etj. Për këtë, ata na falënderojnë ose na përgëzojnë. Kështu, edhe ne ndihemi më mirë e më optimistë, sepse kemi dhënë ndihmesën tonë, sado të vogël, në përmirësimin e jetës në komunitet.Edhe ne si vullnetarë kemi përfitime, pasi njihemi me moshatarë të tjerë që kanë të njëjtat interesa si ne; mësojmë gjëra të reja; na rritet besimi te vetja, sepse shohim realizimin e një projekti tek i cili besojmë; përmirësojmë shëndetin dhe ndihemi të kënaqur kur bëjmë të mira për të tjerët.Nga ana tjetër, puna vullnetare nxit besim më të madh ndërmjet qytetarëve dhe forcon solidaritetin mes tyre. Pra, ajo sjell të mira në shoqëri. Me punë vullnetare, të gjithë bashkë e me pak përpjekje, mund të bëjmë gjëra shumë të vlefshme për komunitetin ku jetojmë.Mësimi Grupet vullnetare dhe komuniteti10Tregoj ndikimin e grupeve vullnetare në komunitet.Argumentoj rëndësinë e punës së grupeve vullnetare. Fjalë kyçe: organizim,vullnetarizëm,nismëSi mendoni ju?Pse u shqetësua Sara për mungesën e koshave?Si e zgjidhi ajo këtë problem?Çfarë mund të kishte ndodhur, nëse ajo dhe shokët nuk do të jepnin ndihmën e tyre?Kush përfitoi nga kjo ndihmë?24

