Page 27 - Demo
P. 27


                                    VeprimtariTë marrësh pjesë në një grup vullnetar, bëhesh qytetar më i mirë për komunitetin.Rast studimiNë ditët e para të dhjetorit, një student, kur pa disa fëmijë të varfër, që nuk kishin veshje të trasha për dimër, vendosi të ndihmonte familjet në nevojë të lagjes së tij. Së bashku me shokët e shoqet, ai ngriti një grup vullnetar. Të gjithë trokitën nëpër shtëpitë e banorëve dhe u kërkuan të falnin veshje, lodra e sende të tjera për këto familje të varfra.Pasi grumbulluan një sasi të madhe dhuratash, vullnetarët u takuan me fëmijët e familjeve në nevojë dhe u shpërndanë pajisje shkolle, lodra dhe veshje.Pse shokët dhe shoqet e përkrahën studentin në këtë nismë?Çfarë të mirash solli vullnetarizmi në këtë rast?Po ty, të ka ndodhur të japësh kontributin tënd si vullnetar?MendoNga puna e vullnetarëve përfiton jo vetëm komuniteti, por edhe vetë ata. Jep mendimin tënd për përfitimet e vullnetarëve të renditura më poshtë. Janë materiale apo shpirtërore këto përfitime? takon njerëz të rinjfiton përvojëkalon kohë të mrekullueshmemëson aftësi të rejandihmon komunitetinShto dhe përfitime të tjera, nëse di.DiskutoDiskuto me shokët për grupet vullnetare që kanë ndihmuar në komunitetin tuaj.DetyrëHulumtim: Pyet prindërit nëse kanë marrë pjesë në punë vullnetare në ndihmë të komunitetit dhe shkruaj disa fjali rreth përvojës së tyre si vullnetarë.25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31