Page 29 - Demo
P. 29
Hapi 3Pasi të keni zgjedhur me cilin problem do të merreni, organizoni punën brenda grupit dhe ndani detyrat.Caktoni një drejtues për grupin tuaj.Hapi 4Hartoni një plan pune.Caktoni afatet kohore për realizimin e çdo pune përgatitore që do të bëni. Organizoni takime brenda grupit për të ndjekur ecurinë e punës përgatitore.Hapi 5Ftoni prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit në grupin tuaj dhe përfshijini në veprimtarinë që do të kryeni.Hapi 6Me ndihmën e mësuesit/es dhe prindërve, njihuni dhe kontaktoni me organizatat vullnetare të komunitetit, që veprojnë në fushën e: ndihmës për njerëzit me aftësi ndryshe; pastrimin e mjedisit; ndihmën për njerëzit e moshuar.Organizoni së bashku “Javën vullnetare në komunitet”.Vullnetarizmi është një mënyrë për ta bërë më të mirë jetën e të gjithë komunitetit.27

