Page 34 - Demo
P. 34


                                    Kuptoj se çfarë është pushteti vendor.Përshkruaj organizimin e pushtetit vendor në bashki. Fjalë kyçe: bashki, njësi administrativeSi mendoni ju?Kush i zgjedh deputetët e Kuvendit?Kur janë bërë zgjedhjet e fundit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë?Nevojat e njerëzve në një qytet ose fshat të largët mund të jenë të ngutshme. Shpeshherë, qeveria nuk mund t’i plotësojë ato në kohë. Prandaj, për të siguruar mirëqenien e banorëve të qyteteve dhe të fshatrave, disa detyra shteti ua ka kaluar bashkive. Kjo formë organizimi quhet pushtet vendor (ose qeverisje vendore).Qeverisja vendore përfaqësohet nga bashkitë. Secila prej tyre përbëhet nga njësi administrative.Detyrat e bashkive janë të përcaktuara me ligj. Disa nga detyrat që më parë kryheshin nga pushteti qendror, i kanë kaluar pushtetit vendor. Mësimi1 Çfarë është pushteti vendorNë shtetin shqiptar, ligji kryesor është Kushtetuta. Ligjet janë të rëndësishme, sepse i shërbejnë mbarëvajtjes së jetës në shoqërinë tonë. Ligjet votohen në Kuvend. Kuvendi përbëhet nga deputetët, të cilët zgjidhen nga populli një herë në katër vjet. Kuvendi zgjedh kryeministrin, i cili drejton Këshillin e Ministrave (qeverinë). Rregullat që vendos Kuvendi, quhen ligje. Rregullat që vendos qeveria, quhen vendime. Kuvendi dhe qeveria përbëjnë pushtetin qendror. Rregullat e vendosura prej tyre zbatohen njësoj në të gjithë territorin e Shqipërisë. 32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38