Page 38 - Demo
P. 38
Qarku përbëhet nga disa bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, shoqërore dhe interesa të përbashkëta. Ai bën të mundur bashkëpunimin e bashkive që ndodhen brenda qarkut.Qarku me numrin më të madh të popullsisë është Qarku i Tiranës me popullsi afërsisht sa 1/3 e popullsisë së përgjithshme të vendit.Qarku më verior është ai i Shkodrës, kurse më jugori ai i Vlorës.Qarku me terrenin më malor është qarku i Kukësit, kurse ai më fushor është qarku i Durrësit.Këshilli i Qarkut zgjedh Kryetarin e Këshillit të Qarkut.Mësimi Njësi të tjera të pushtetit vendor3Tregoj njësi të tjera të pushtetit vendor.Emërtoj disa nga qarqet duke u bazuar te harta e ndarjes administrative. Fjalë kyçe: qark,qendër e qarkutNë hartën e Shqipërisë të dhënë më poshtë, territori i saj është i ndarë në zona më të mëdha se bashkitë. Secila prej tyre quhet qark. Numëroji ato. BeratDibërDurrësElbasanFierGjirokastërKorçëKukësLezhëShkodërTiranëVlorëSi mendoni ju?Sa qarqe ka Shqipëria?Gjeni në hartë qytetin ose fshatin tuaj.Në cilin qark bën pjesë ai? Sa bashki ka qarku juaj? Me cilin qark kufizohet?Sipas hartës, cili është qarku më i madh në Shqipëri?Po qarku më i vogël?Përveç qarkut dhe bashkisë, një ndarje tjetër e pushtetit vendor është edhe njësia administrative, e cila është pjesë e bashkisë. Në hartë shikoni ndarjen e bashkisë së Korçës në njësitë e saj administrative. Pse është e nevojshme ndarja e një bashkie në njësi më të vogla?Si ndikon kjo në organizimin më të mirë të punës?Harta e bashkisë KorçëLEKASVITHKUQ MOLLAJDRENOVËQENDËRVOSKOPOJË KORÇËKORÇËVOSKOPOJË36

