Page 40 - Demo
P. 40
Këshilli bashkiak është një organ i përbërë nga shumë persona, që zgjidhen nga votuesit me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë. Këshilltarët bashkiakë vijnë nga gjithë territori i bashkisë dhe numri i tyre ndryshon në varësi të numrit të popullsisë. Për shembull, bashkia e Tiranës ka 61 këshilltarë bashkiakë, ajo e Pogradecit ka 31 këshilltarë bashkiakë. Edhe kryetari i bashkisë zgjidhet nga popullsia e bashkisë me anë të votës së fshehtë. Për t’u bërë kryetar bashkie mund të kandidojnë disa persona që janë të aftë të drejtojnë dhe duan të kontribuojnë për komunitetin e tyre. Kryetari i bashkisë, jo vetëm drejton bashkinë, por organizon punën dhe e ndjek nga afër realizimin e saj. Komunikon thjesht dhe qartë me anëtarët, cakton qartë detyrat për secilin prej tyre.Mësimi Organizimi i bashkisë4Tregoj parimet bazë të drejtimit të bashkisë.Shpjegoj rëndësinë e drejtimit të bashkisë në mënyrë demokratike. Fjalë kyçe: këshill bashkiak,kryetar i bashkisë,kandidimBashkia drejtohet nga kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak. Këto dy organe bashkëpunojnë në të mirë të qytetarëve të saj.Kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak zgjidhen një herë në katër vjet, nga banorët e bashkisë. Votuesve u jepet mundësia të zgjedhin kandidatët që paraqesin projektet më të mira.Këshilli bashkiak përbëhet nga shumë anëtarë dhe vendimet merren nga shumica e tyre.Këshilli bashkiak miraton shpenzimet për zhvillimin e bashkisë. Kryetari i bashkisë merr vendimin për ndërtimin e shkollave, ndërtesave, parqeve publike etj. Një strukturë e rëndësishme e bashkisë është edhe administrata e saj.Si mendoni ju?Përse është e nevojshme që organet e bashkisë të votohen nga banorët e saj?Cili është kryetari i bashkisë suaj?Cili është roli i këshillit bashkiak?Si mendoni, për cilët kandidatë votojnë më shumë banorët e një bashkie?38

