Page 42 - Demo
P. 42
Bashkinë e drejton dhe e përfaqëson kryetari i bashkisë. Ai drejton administratën e bashkisë dhe zbaton vendimet e këshillit bashkiak. Gjithashtu, ai ka kompetenca të tjera që lidhen me zhvillimin e qytetit, si dhënien e lejeve për ndërtimin e shkollave, ndërtesave ose parqeve publike. Disa vendime të tjera merren në bazë të premtimeve që kryetari i bashkisë ose këshilli bashkiak kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Këto vendime quhen vendime politike, sepse ato përcaktojnë drejtimin që do të marrë bashkia në të ardhmen. Për shembull, një kandidat për kryetar bashkie mund të premtojë më shumë korsi biçikletash dhe kufizimin e orarit të qarkullimit të makinave. Ai dëshiron që qyteti të jetë më i pastër dhe me më pak zhurmë. Këshilli bashkiak ndërmerr veprime bazuar në mendimin e shumicës së këshilltarëve. Çdo këshilltar i këshillit ka të drejtë të marrë pjesë në marrjen e vendimeve. Rregullorja e këshillit duhet të respektohet nga të gjithë dhe gjithmonë.Mësimi Veprimtaria e bashkive5Përshkruaj organizimin e veprimtarisë së bashkisë.Identifikoj detyrat e kryetarit të bashkisë dhe të këshillit bashkiak. Fjalë kyçe: njësi administrative40

