Page 43 - Demo
P. 43
VeprimtariVeprimtariFtoni një përfaqësues të pushtetit vendor në klasë dhe njihuni me punën që bëjnë ata.DetyrëHulumtim: Këshilli bashkiak jep tituj nderi dhe stimuj për ata që japin një kontribut të veçantë për komunitetin.Pyet prindërit për titujt që ka dhënë bashkia ku banoni ju.Përgatit një prezantim për njërin prej tyre.Këshilli bashkiak dhe kryetari i bashkisë kanë detyrat e tyre të caktuara për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit.MendoKëshilli bashkiak vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve që i përkasin bashkisë së tij. Por, ndodh që në emërtimin e rrugëve të vihen re disa parregullsi. Për shembull, i njëjti emër vendoset në rrugë të ndryshme, mungojnë tabelat e emërtimeve, mungojnë numrat e banesave etj.Çfarë shqetësimi mund të sjellin për banorët parregullsi të tilla?Po në qytetin/fshatin tuaj, a kanë banorët shqetësime që lidhen me emërtimet e rrugëve?Si mund të zgjidhen ato?DiskutoÇfarë duhet të bëjë bashkia për të zgjidhur situatat e paraqitura në fotot e mëposhtme?41

