Page 44 - Demo
P. 44
Zgjedhjet mbahen në ditë të diel, sepse është ditë pushimi dhe të gjithë kanë mundësi të shkojnë të votojnë.Të votosh është shumë e rëndësishme, sepse me votë ne zgjedhim personat që do të drejtojnë bashkinë. Nëpërmjet tyre, ne votojmë idetë që ata kanë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore. Secili voton për atë kandidat që do, pa u detyruar nga askush. Pra, vota është e lirë. Në ditën e zgjedhjeve, zgjedhësit shkojnë në qendrat e votimit, që mund të ngrihen në shkolla, çerdhe apo kopshte. Këto institucione, shteti i përdor ditën e zgjedhjeve për zhvillimin e tyre, për shkak se kanë hapësira të mjaftueshme për të pritur votuesit.Votuesi hyn në dhomën ku do të votojë. Atje gjendet një komision, dhoma e fshehtë dhe kutia e votimit. Votuesi, për të mos u ndikuar nga askush në zgjedhjen e vet, nuk tregon se për kë voton. Pra, vota është e fshehtë. Mësimi Organizimi i zgjedhjeve6të kuptoj se si organizohen zgjedhjet;të shpjegoj rëndësinë e votës së lirë. Fjalë kyçe: zgjedhje,votues,kandidatZgjedhjet për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak zhvillohen çdo katër vjet. Ata zgjidhen nga banorët e bashkisë që kanë të drejtën e votës.Për shembull, një banor i Kukësit me të drejtën për të votuar, zgjedh kryetarin e bashkisë së Kukësit dhe këshillin bashkiak të Kukësit. Si mendoni ju?Kush voton nga familja juaj?Mendon se të gjithë marrin pjesë në zgjedhje?të kuptoj se si organizohen zgjedhjet;të shpjegoj rëndësinë e votës së lirë.Përshkruaj organizimin e zgjedhjeve.Shpjegoj rëndësinë e votës së lirë.42

