Page 52 - Demo
P. 52


                                    Tregoj lloje të ndryshme automjetesh.Identifikoj tiparet kryesore të llojeve të automjeteve. Fjalë kyçe: automjet,transportSi mendoni ju?Emërtoni automjetet e mësipërme. Si do t’i gruponit këto automjete?Çfarë kanë të përbashkët? Nga se ndryshojnë?Me cilin prej tyre do të doje të udhëtoje? Pse?Çfarë dini për automjetet e hershme?Si kanë ndryshuar ato me kalimin e kohës?Automjet quhet një mjet i pajisur me motor, me të paktën katër rrota, që shërben për transportimin e udhëtarëve ose të mallrave në rrugë tokësore. Automjetet janë të llojeve të ndryshme. Motori që kanë, bën të mundur zhvendosjen e tyre. Ai punon me benzinë, naftë ose me elektricitet. Benzina dhe nafta përbëjnë atë që quhet “lëndë djegëse”, sepse ato digjen në motor për të prodhuar energjinë, që shërben për zhvendosjen e automjetit.Disa automjete janë më të fuqishme, disa janë më të shpejta, disa të tjera, më të mëdha. Në fotografitë më sipër, dallojmë automjete me dy vende, me katër ose me më shumë vende. Ato tregojnë edhe automjete të quajtura vetjake ose familjare, sepse mund të përdoren nga një njeri ose një familje. Përveç tyre, ka dhe automjete që përdoren për qëllime të tjera.Automjete për transportin e pasagjerëve: mikrobusë, furgonë, autobusë, taksi.Automjete për transportin e mallrave: kamionë, furgonë.Automjete që kryejnë shërbime të veçanta në të mirë të komunitetit: ambulancat, zjarrfikëset, makinat e policisë, kamionët e mbeturinave.Transport quhet zhvendosja e mallrave ose lëvizja e udhëtarëve nga një vend në një vend tjetër.Mësimi1Llojet e automjeteve50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56