Page 54 - Demo
P. 54
Fjalë kyçe: rrezik,pikë e verbër,vija të bardhaTregoj rreziqet që paraqet kalimi pranë ose ndërmjet makinave të parkuara.Praktikoj situata konkrete të kalimit pranë makinave të parkuara.Shqyrtoj rreziqet që paraqesin “pikat e verbra”.Si mendoni ju?Çfarë rreziku mund të ketë për fëmijët e paraqitur në fotografitë e mësipërme? Cilat janë gabimet në secilën figurë? Tregoni raste të ngjashme që mund të keni parë.Pse duhet të jemi të kujdesshëm, kur kalojmë pranë makinave të parkuara?Çfarë dini për “pikat e verbra” të rrugës?Kur kalojmë rrugën, duhet të kujdesemi që:• të kalojmë vetëm nëse jemi të sigurt;• të përdorim gjithmonë hapësirat e lejuara për këmbësorët.Vijat e bardha na ndihmojnë që të kalojmë rrugën. Ka raste që shoferi i automjetit të parkuar të mos e kuptojë se prapa makinës po kalojnë këmbësorë. Kjo ndodh, ngaqë ai nuk kontrollon mbrapa dhe ngaqë këmbësorët, për shkak të pakujdesisë ose nxitimit, nuk kalojnë në vijat e bardha.Prandaj, është e rëndësishme që të tregohemi të kujdesshëm, kur kalojmë pranë makinave të parkuara ose ndërmjet tyre.Vija të bardha në rrugëMësimi Rreziqet në rrugë. Pikat e verbra252

