Page 55 - Demo
P. 55
VeprimtariÇfarë janë pikat e verbra?Në të dy krahët e automjetit ka hapësira (pjesë e rrugës dhe e trotuarit) që shoferi, gjatë drejtimit, nuk arrin t’i shikojë. Këto quhen pika të verbra. Ato janë shumë të rrezikshme.Shiko figurën përbri. Shoferi në makinë është në gjendje të shikojë pjesët e rrugës që janë me ngjyrë blu, mirëpo pjesët që janë me ngjyrë të kuqe, pikat e verbra, ai nuk i shikon dot. Ai krijon përshtypjen e gabuar se mund të kalojë në anën e djathtë ose të majtë të rrugës, sepse ka hapësirë.Por ky veprim është shumë i rrezikshëm. Pse?Si duhet të sillemi në rrugë që të mbrohemi nga rreziku i “pikave të verbra”?Punë në grup1. Sillni në klasë makina lodër dhe modeloni një rrugë me makina të parkuara. Praktikoni me radhë kalimin pranë tyre.Kontrolli i rrugës shmang rrezikun që vjen nga pikat e verbra.Praktikoni me radhë kalimin pranë tyre.2. Praktikoni kalimin pranë makinave të parkuara në rrugën afër shkollës suaj.53

