Page 56 - Demo
P. 56


                                    Si mendoni ju?Në qoftë se një çiklist duhet të kalojë në një rrugë të lejuar vetëm për këmbësorët, si duhet të veprojë ai: Të përdorë biçikletën?Të mos kalojë nga ajo rrugë?Të zbresë nga biçikleta dhe të ecë me këmbë, duke mbajtur biçikletën?Pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore ndodhin për shkak të gabimeve të përdoruesve të ndryshëm të rrugës. Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm sa duhet për rreziqet që paraqet ajo. Është e domosdoshme që të dimë të dallojmë rreziqet kryesore në rrugë, të njohim sjelljet e rrezikshme dhe ato të sigurta. Tabela që shikoni në fotografinë e parë tregon se qarkullimi i biçikletave është i ndaluar. Kjo do të thotë se rruga shërben vetëm për kalimin e këmbësorëve. Ndodh shpesh që çiklistët nuk i respektojnë tabelat e qarkullimit. Kalimi i tyre në rrugë të tilla bëhet shkak për konflikt ndërmjet këmbësorëve dhe çiklistëve dhe është i rrezikshëm për të dyja palët. Në fotografinë e dytë, djathtas, lejohet të qarkullojnë vetëm këmbësorët. Vijat e bardha janë të pandërprera: kjo do të thotë se këmbësorët nuk duhet të kalojnë në korsinë e çiklistëve, as çiklistët në korsinë e këmbësorëve. Konflikt quhet një mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve. Shiko figurat më poshtë. Çfarë tregojnë ato?Mësimi3Dalloj konfliktet që lindin ndërmjet përdoruesve të ndryshëm të rrugës.Analizoj konflikte të ndryshme në rrugë.Identifikoj raste aksidentesh për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve në rrugë.Konfliktet ndërmjet përdoruesve të rrugës Fjalë kyçe: përdorues rruge,konflikt54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60