Page 57 - Demo
P. 57
VeprimtariDiskutoCilat konflikte mund të lindin në këto situata?a) Një makinë është parkuar në trotuar.b) Një shitës vendos arka me perime në trotuarin para dyqanit të tij.c) Në kryqëzim nuk punojnë dritat e semaforit. Diskutoni për konflikte të tjera që mund të lindin ndërmjet përdoruesve të rrugës.Si mund të parandalohen konfliktet ndërmjet përdoruesve të rrugës?Përdoruesit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos përbëjnë rrezik.Mendo Vëreni fotografitë dhe përgjigjuni pyetjeve përbri.Rast studimia) Punimet në rrugë shpesh bëhen shkak për rrezik. Pse?Krahasoni dy fotografitë e mëposhtme.Sipas jush, a ka vepruar drejt shoferi i automjetit në fotografinë e parë? Pse?Kush ka të drejtë të kalojë i pari? Ç’konflikt mund të lindë në këtë rast? Si mund të mënjanohet ai?Jepni mendimin tuaj për fotografinë e dytë.Punë në grupProjekt: Përdorimi i rrugës në qytetin/fshatin timRegjistroni raste të aksidenteve për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve në qytetin/fshatin tuaj. Përdorni mediat ose burime të tjera informacioni.b) Vesa mendon se të gjitha konfliktet lindin për shkak të shoferëve të automjeteve. Po ju si mendoni?55

