Page 58 - Demo
P. 58
Si mendoni ju?Pse ua tërhoqi vëmendjen mami herën e parë?Po herën e dytë?Çfarë rreziku përbën sjellja e fëmijëve në secilin rast?Si mendoni se u ndien fëmijët?Tregoni raste të ngjashme që mund të keni parë.Në kohët e sotme, janë shtuar shumë lëvizjet me automjete. Për të qenë të sigurt në automjet, ne duhet të zbatojmë rregullat si pasagjerë.Kur jemi në makinë familjare, duhet të ulemi në ndenjëset e pasme dhe të vendosim rripin e sigurimit. Nuk duhet të nxjerrim kokën ose duart në dritare dhe nuk duhet të lëvizim asnjë komandë të mjetit. Kurrsesi nuk duhet të përpiqemi të ngasim vetë makinën dhe nuk duhet të grindemi me vëllanë ose motrën. Duhet t’i tërheqim vëmendjen prindit që flet në celular, kur është në timon, sepse kështu mbrojmë jetën tonë.Një rrezik të madh paraqet hapja e derës së makinës kur duam të zbresim, prandaj para se të zbresim, duhet të kontrollojmë mirë rrugën.Kur hipim dhe zbresim nga autobusi nuk duhet të shtyhemi; dhe pasi zbresim nuk duhet të ecim para autobusit, por nga mbrapa tij. Kur presim autobusin, nuk duhet të qëndrojmë në anë të trotuarit, por në brendësi të tij.Kur filluan pushimet verore, Genti dhe Alba u nisën me prindërit për në Sarandë. Gjatë rrugës, Genti hapi dritaren dhe nxori kokën për të parë, kurse Alba po dëgjonte muzikë me kufje. Ajo i kërkoi Gentit të mbyllte dritaren, por ai nuk pranonte, kështu që filluan të grindeshin me njëri-tjetrin. Mami u tërhoqi vëmendjen të dyve. Kur arritën, Genti hapi derën dhe zbriti menjëherë nga makina. Mami e qortoi përsëri.Mësimi4Dalloj sjelljet e rregullta si pasagjer.Shpjegoj ndikimin që ka sjellja e pasagjerëve për vete dhe për të tjerët.Sjellja e pasagjerit në automjet Fjalë kyçe: pasagjer, rregull56

