Page 61 - Demo
P. 61


                                    Tregoni vëmendje të madhe në udhëkryq.Hapi i parë Ndahuni në grupe me nga 4-5 nxënës. Secili grup do të përgatitë maketin e një kryqëzimi, së bashku me elementet e tij, p.sh.: vijat e bardha, semaforët etj.Hapi i dytëVendosni në fillim një karton e mbi të vizatoni kryqëzimin dhe vijat e bardha (ose mund të priten letra me ngjyra dhe të ngjiten mbi karton).Hapi i tretë Përgatitni semaforë të vegjël, tabela me shenjat e qarkullimit, të përshtatshme për një kryqëzim rrugësh. Përdorni plastelinë dhe kunja dhëmbësh për t’i ngjitur.Shkruani rregullat që duhen zbatuar kur kaloni në një kryqëzim.Hapi i katërt Vendoseni maketin në hartën e lagjes. Provoni të kaloni, me radhë, kryqëzimin e rrugës.Hapi i pestëSë bashku me mësuesin/en dilni në kryqëziminmë të afërt të shkollës suaj. Ftoni një punonjëspolicie në veprimtarinë tuaj.Vëzhgoni nga afër respektimin e rregullave gjatë kalimit të kryqëzimit dhe praktikojini ato. DetyrëVëzhgoni gjatë një jave lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve në kryqëzime të ndryshme dhe regjistroni në fletore sjelljet e rregullta dhe gabimet që vini re.59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65