Page 66 - Demo
P. 66
Tematika 4 - Europa dhe unë1. A JAM UNË SIPËRMARRËS?OBJEKTIVATNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të përshkruajnë ndikimin e sipërmarrësve në një komunitet ose në një rajon;• të dallojnë te vetja tiparet e përbashkëta të sipërmarrësve të suksesshëm në fushën e aftësive dhe të shprehive. TË DASHUR NXËNËS, Ë DASHUR NXËNËS,Në këtë mësim ne do të vazhdojmë të mësojmë më shumë për sipërmarrësit, të cilët janë personat që përdorin burime të caktuara për të hapur një biznes. Do të eksplorojmë disa biznese të njohura, origjinën e tyre dhe tiparet e përbashkëta të sipërmarrësve të njohur. Shumë nga vendet e punës dhe shërbimet që ne përdorim çdo ditë, janë krijuar nga njerëz vizionarë, të cilët i kanë kthyer idetë e tyre në produkte të dobishme. Sipërmarrësit kanë ndikim të madh në jetën e njerëzve në një rajon. Ata janë gjithkund rreth nesh dhe na ofrojnë produktet dhe shërbimet që përdorim çdo ditë. Këto produkte kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë jetën tonë të përditshme. Për shembull, tabletet kanë ndryshuar mënyrën si ne dëgjojmë muzikë, por edhe mënyrën se si lexojmë librat dhe revistat. Furra me mikrovalë e ka ndryshuar mënyrën se si shumë prej nesh përgatitin ushqimin, dhe loja Nintendo e ka ndryshuar mënyrën se si ne i luajmë lojërat elektronike. Sipërmarrësit e suksesshëm mësojnë shumë gjëra duke punuar, duke mësuar nga gabimet e së shkuarës. Në këtë mënyrë, ata kanë mundësi më të mëdha për sukses dhe përparim në të ardhmen. Në këtë rrugë, shumë biznese të vogla mund të zhvillohen në biznese më të mëdha.Të gjithë sipërmarrësit kanë cilësi dhe talente të ndryshme, por ekzistojnë edhe disa tipare të cilat janë të përbashkëta për të gjithë sipërmarrësit. Gjithkush mund të punojë për të qenë sipërmarrës, duke krijuar tipare të përbashkëta me njerëzit e suksesshëm të biznesit. TË ZHVILLOJMË AFTËSITË E TË MENDUARITTË KUPTOJMË KONCEPTET DHE IDETË KRYESORE TË MËSIMIT1. Plotësoni. x Sipërmarrës është personi që...................................................................x Sipërmarrësit e suksesshëm...................................................................x Tiparet janë.............................................................................................1. A mund të shndërrohen të gjitha bizneset e vogla në biznese të mëdha? Përse?2. Cilat janë, sipas mendimit tuaj, disa nga tiparet e përbashkëta të sipërmarrësve?3. Përse themi që bizneset kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë jetën tonë? Jepni shembuj.64

