Page 68 - Demo
P. 68
Tematika 4 - Europa dhe unë2. BURIMET RAJONALE: MJETET PËR SIPËRMARRËSITOBJEKTIVATNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të përshkruajnë burimet natyrore, njerëzore dhe burimet kapitale;• të analizojnë produktet dhe shërbimet që mund të ofrohen, duke përdorur këto burime.TË DASHUR NXËNËS, Ë DASHUR NXËNËS,Në këtë mësim do të shohim se si sipërmarrësit i përdorin burimet në rajonin dhe në komunitetin e tyre për të ngritur biznese. Rajoni sVKWsQMs]RQsJMHRJUD¿NHPHNDUDNWHULVWLNDWsQMsMWDShikoni hartën e Europës dhe përpiquni të veçoni ndonjë tipar dallues të këtij kontinenti. Për shembull, aty vihen re malet, liqenet, lumenjtë kryesorë etj. Ju keni mësuar se Europa shtrihet në mijëra metra katrorë sipërfaqe dhe është e populluar nga më shumë se 740 milionë njerëz. Klima është e shumëllojshme, po kështu edhe toka, ujërat dhe kulturat. Çdo shtet i Europës ka tipare, popullsi, industri dhe burime të ndryshme.Burimi është diçka që përdoret për të prodhuar një mall ose një shërbim. Burimet ndahen në:x Burime kapitale. Në këto burime bëjnë pjesë ndërtesat, mjetet dhe makineritë që përdorin sipërmarrjet për të prodhuar dhe për shitur mallra dhe shërbime. Burimet kapitale krijohen nga njerëzit, ndërsa kompanitë i përdorin ato për të prodhuar e shitur mallra dhe shërbime. Për shembull: ndërtesa, mjete, pajisje dhe makineri. x Burimet njerëzoreSsUIVKLMQsSHUVRQDWH NXDOL¿NXDUSsUWsSURGKXDUHSsUWsshitur mallra dhe shërbime. Te burimet njerëzore bëjnë pjesë ata persona të cilët prodhojnë dhe shesin mallrat dhe shërbimet e ofruara nga një biznes. Për shembull: punonjësit e dyqaneve, punëtorët e fabrikave dhe punonjësit e zyrave. x Burime natyrore: pasuri që gjenden në natyrë, si: uji, mineralet dhe pemët të cilat i nevojiten një biznesi për të prodhuar dhe shitur mallra dhe shërbime. Bizneset i përdorin ato për të prodhuar dhe për të shitur mallra dhe shërbime. Të gjithë ata që do të vihen në rolin e sipërmarrësve ose ata që zhvendosen në një shtet të ULSsUWs¿OOXDUQMsEL]QHVSsUGRULQEXULPHWTsndodhen në atë zonë. Për të nisur një biznes, janë të nevojshme të tria llojet e burimeve. Sipërmarrësit përdorin burime për të hapur bizneset e tyre, për të shitur mallra ose për të ofruar shërbime. Te mallrat bëjnë pjesë produkte që mund të blihen ose të shiten, si: makina, pajisje teknologjike, ushqime, veshje etj. Shërbimet mund të jenë: pastrimi, VKSsUQGDUMDHSDNRYHSUHUMDHÀRNsYHNXMGHVLpër kafshët etj. Sipërmarrësit i hapin bizneset e tyre në rajone, zona me karakteristika të përbashkëta. Sipërmarrësit e suksesshëm përdorin burimet për të prodhuar dhe për shitur mallra dhe për të ofruar shërbime. Nxënësit prezantohen me burimet dhe mënyrën se si sipërmarrësit i përdorin burimet për të ofruar produkte dhe shërbime në një rajon.66

