Page 74 - Demo
P. 74
Tematika 4 - Europa dhe unë5. RAJONI IM NË BOTËOBJEKTIVATNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të shpjegojnë ndërvarësinë e ofruesve të burimeve, bizneseve dhe konsumatorëve;• të zbatojnë zinxhirin e furnizimit në një shembull prodhimi.TË DASHUR NXËNËS, Ë DASHUR NXËNËS,Ju keni mësuar për sipërmarrësit individualë dhe bizneset. Sot, do të mësoni për vështirësitë e drejtimit të një biznesi të madh. Në këtë mësim do të njohim zinxhirin e furnizimit nëpërmjet një prodhimi direkt dhe përvojës së tregtimit.Zinxhirët e furnizimit për bizneset e mëdha mund të jenë komplekse. Shpesh, burimet vijnë nga vende ose rajone të tjera. Mbledhja, prodhimi dhe shitja e produkteve mund të kthehet në një proces të ndërlikuar për një biznes të madh. Edhe bizneset e mëdha janë të ndërvarura. Kjo do të thotë që ata varen nga punëtorët dhe furnizuesit që janë jashtë kompanisë së tyre dhe jo rrallëherë ndodhen në pjesë të tjera të botës. Për shembull, le ta marrim të mirëqenë se shkolla, duke qenë një mjedis i njohur për të gjithë, është një lloj “biznesi komunitar”, i ndërvarur nga biznese të tjera. Po të vazhdonim me të njëjtën logjikë, një shkollë varet nga botuesit që e furnizojnë me tekste shkollore dhe me revista në bibliotekë. Nëse është një shkollë, ku ofrohet vakti i drekës, varet nga kompanitë ushqimore që furnizojnë atë me ushqimet dhe pijet e caktuara. Nëse nxënësit e një shkolle banojnë larg saj, atëherë shkolla varet edhe nga ata që sigurojnë autobusët e shkollës për transport. Prodhimi i një kompjuteri është shembulli më i mirë i ndërvarësisë dhe zinxhirit të furnizimit. Tabela e mëposhtme tregon për këtë ndërvarësi.Pjesa e kompjuterit Vendi i origjinës Monitori KanadaTastiera Shtetet e BashkuaraEkrani Kore e JugutAltoparlantët GjermaniHard drive MeksikëKordoni i korrentit IrlandëMausi JaponiPrinteri BrazilTë gjitha pjesët e tjera (software, memoria, ventilatori, karta video) KinëTë gjitha bizneset dhe vendet që janë pjesë e një zinxhiri furnizimesh, preken nëse ky zinxhir këputet. Një përmbytje e papritur, shembja e një autostrade ose mbyllja e një fabrike mund të shkaktojë probleme të transportimit të mallrave. Kjo pjesa tjetër është prodhuar në Brazil.Shiko, kjo pjesa këtu është prodhuar në Kinë.72

