Page 78 - Demo
P. 78
Fjalorbashki – organ i vetadministrimit të qytetit, që merret me zhvillimin, rregullimin, pastrimin, ndriçimin etj., të qytetit.fushatë zgjedhore – periudha para zgjedhjeve, gjatë së cilës kandidatët u paraqesin votuesve idetë e tyre.grup shoqëror – grup njerëzish që kanë qëllime e interesa të përbashkëta ose që kryejnë të njëjtën punë a veprimtari. ide – mendim që na lind për të kryer një punë; qëllim, synim.kandidat – ai që është propozuar për t’u zgjedhur në një institucion, organizatë etj., për të kryer një detyrë a një punë të caktuar.këshilltar bashkiak – anëtar i këshillit bashkiak, i zgjedhur nga votuesit për të dhënë mendime a ide për çështje të ndryshme. kompromis – marrëveshje që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës.komunitet – grup njerëzish që mund të kenë kushte të njëjta jetese, veçori të njëjta kombëtare, interesa e qëllime të përbashkëta etj.konflikt – mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve.kryqëzim – vendi ku ndërpriten a takohen dy ose më shumë rrugë.ndërveprim – veprim i ndërsjellë; bashkëveprim.organet e bashkisë – kryetari dhe këshilli bashkiak i secilës bashki. pasagjer – personi që udhëton me një mjet; udhëtar.përfitim – diçka e vlefshme që nxjerrim nga një veprimtari, nga një punë.përgjegjësi – detyrimi që ka dikush për t’u përgjigjur e për të dhënë llogari për punën e veprimet e veta, për diçka që ka ndodhur etj.76

