Page 8 - Demo
P. 8
Tregoj çfarë është grupi.Dalloj grupin shoqëror. Fjalë kyçe: grup shoqëror,pika të përbashkëta,ndërveprimSi mendoni ju?Në sa grupe bën pjesë Sara?Cili është grupi më i vogël në numër?Po grupi më i rëndësishëm, cili është, sipas jush?Po ju, në sa grupe bëni pjesë?Si mendoni, çfarë është grupi?Me “grup” kuptojmë një tërësi njerëzish, kafshësh, objektesh, që kanë lidhje me njëri-tjetrin për arsye të ndryshme. Fjalën “grup” e përdorim kur kemi të bëjmë me një numër njerëzish, objektesh ose gjallesash, që nuk ua përcaktojmë dot numrin. Grupet mund të kenë një numër të vogël ose të madh pjesëmarrësish. Fjalë të ngjashme me fjalën “grup” janë: turmë, mori, tufë, grumbull, kope etj. Njerëzit që janë brenda një grupi shkëmbejnë ide dhe qëllime me njëri-tjetrin. Edhe grupet shkëmbejnë ide dhe qëllime mes tyre. Kështu, krijohen marrëdhëniet shoqërore. Prandaj, edhe kur flasim për grupet e njerëzve, do të përdorim togfjalëshin “grupe shoqërore”. Sara është në klasën e pestë. Ajo ka një vëlla të vogël dhe, së bashku me prindërit, jetojnë në Pogradec. Ajo banon në një lagje afër liqenit të Pogradecit. Sara është pjesëtare e grupit letrar të shkollës.Një kope ujqish. Fjala “grup” zëvendësohet me fjalën “kope”, që përshtatet për kafshët.Mësimi1 Grupi shoqëror6

