Page 9 - Demo
P. 9
VeprimtariDiskutoNë klasë, ne kemi pika të përbashkëta me shokët dhe shoqet e klasës. Prandaj dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin.Cilat janë këto pika të përbashkëta?Nga se ndryshojmë nga njëri-tjetri?DetyrëDuke kujtuar lëndët e tjera që bëj në shkollë, gjej përdorime të tjera të fjalës “grup”.Grupet shoqërore janë të rëndësishme, sepse përmes tyre njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin.Ndërveprim Qëllime të njëjtaMendoGrupet e njerëzve mund të jenë të ndryshme: njerëzit që presin autobusin në stacion, banorët e një pallati, spektatorët në një koncert, nxënësit e një klase, punonjësit e një ndërmarrjeje etj. A mund të kuptohen të gjitha këto grupe si grupe shoqërore? A mund të kuptohen njësoj si grup punonjësit e një ndërmarrjeje me anëtarët e një familjeje?Edhe pse nuk janë njësoj, të dyja grupet që përmendëm janë grupe shoqërore.Grupe shoqërore gjejmë kudo, sepse njerëzit kanë pika të përbashkëta ndërmjet tyre në shumë drejtime: punë, zbavitje, shkollë. Për këtë arsye, ata ndërveprojnë mes tyre, pra shkëmbejnë ide dhe ndikojnë mbi njëri-tjetrin. Gjithashtu, së bashku mund të ndjekin një qëllim të caktuar.Rast studimiSara, Nada dhe Juli janë në një klasë dhe shkojnë bashkë në shkollë. Sara dhe Nada janë binjake. Pas shkollës, ato ndjekin mësime baleti.Në sa grupe shoqërore bën pjesë Sara? Po Nada dhe Juli?Çfarë kanë të përbashkët ata me anëtarët e tjerë të grupeve ku bëjnë pjesë?Pika të përbashkëta7

