Page 14 - Demo
P. 14


                                    12Mësoni që zinxhirët ushqimorë fillojnë me bimët (prodhuesit), të cilat përdorin energjinë nga drita diellore.Ideja kryesorePër të kuptuar se si rrjedh energjia në rrjeta dhe në zinxhirë ushqimorë, mund të përdorim piramida ushqimore.Gjithçka fillon me dritën e diellitBimët e prodhojnë vetë ushqimin e tyre, duke përdorur energjinë diellore. Çfarë fjale përdorim për të përshkruar bimët e gjelbra?Bimët i përshkruajmë si _____.Të gjitha gjallesat kanë nevojë për ushqim që të marrin energjinë e nevojshme për të jetuar. Zinxhirët ushqimorë dhe rrjetat ushqimore fillojnë me bimët, të cilat quhen prodhues.Kafshët nuk e prodhojnë vetë ushqimin. Ato duhet të hanë diçka që të marrin energjinë që u nevojitet.Çfarë ndodh me energjinë? Një pjesë e energjisë përdoret nga kafshët, pjesa e mbetur e energjisë kalon përgjatë zinxhirit dhe rrjetës ushqimore. Për të kuptuar kalimin e energjisë përgjatë zinxhirit dhe rrjetë ushqimore, mund të përdorim piramidën numerike.Këtu është dhënë shembulli i një piramide të numrit të individëve (piramida numerike).Shikoni piramidën numerike. Numëroni gjirafat dhe luanët. Sa gjirafa ndodhen aty? Sa luanë ndodhen aty? Çfarë tregon piramida numerike?Piramida numerike tregon sa bimë ose sa kafshë ndodhen në çdo nivel. Ajo tregon sa bimë ose sa kafshë duhen për të ushqyer kafshët në çdo nivel të piramidës. Piramida numerike jep informacion edhe për sa energji kanë nevojë kafshët në secilin nivel.Luani ka nevojë për shumë energji. Ai ushqehet me gjirafa për ta marrë atë. Pse luanët kanë nevojë për shumë energji?Jepni një arsye përse luanët kanë nevojë për shumë energji. 
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18