Page 17 - Demo
P. 17


                                    15Zinxhirët ushqimorëShikoni me kujdes figurën. Ajo tregon se si e përdorin bimët e gjelbra energjinë e diellit për të prodhuar ushqimin e tyre.Ky proces ndodh sipas këtij reaksioni:energjia e dritësDyoksid karboni + ujë glukozë + oksigjenProcesi gjatë të cilit bimët prodhojnë ushqim duke përdorur energjinë e diellit, ujin dhe dyoksidin e karbonit quhet fotosintezë. Bimët përdorin dyoksidin e karbonit që marrin nga ajri dhe ujin që thithin nga toka për të prodhuar glukozën. Bimët kanë nevojë për glukozën. Ato e përdorin atë si ushqim për t'u rritur. Ato gjithashtu lëshojnë në ajër oksigjenin, i cili shërben për frymëmarrjen e tyre, të njerëzve dhe të kafshëve.Bimët janë shumë të rëndësishme për njerëzit dhe kafshët për dy arsye: ● sigurojnë energjinë ushqimore;● prodhojnë oksigjenin.Hartoni një fletëpalosje ku të tregoni se si e prodhojnë bimët ushqimin e tyre nëpërmjet dritës së diellit. Përfshini në të edhe fjalët \fotosintezës\Përdorni fjalët në kutinë e fjalëve për të plotësuar fjalitë e mëposhtme. E para është plotësuar. Dielli siguron __________ për bimët që të prodhojnë ushqim. Bimët quhen __________, sepse prodhojnë ushqimin e tyre.Kur bimët përdorin energjinë e diellit, ujin dhe dyoksidin e karbonit për të prodhuar ushqimin, reaksioni quhet _________.Për të paraqitur rrjedhën e energjisë përdoren piramidat _________, sepse ato tregojnë saktë se sa ushqim hanë kafshët në çdo nivel. Në piramidën numerike mund të shihet se sa energji i duhet një kafshe që të _________.Kutia e fjalëveenergji fotosintezënumerike prodhues jetojëenergjinëdrita e diellitoksigjendyoksid karboniujëTani shkoni në faqen 27 për të kontrolluar se çfarë dini.
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21