Page 19 - Demo
P. 19
17Zinxhirët ushqimorëKonsumatorë të niveleve të ndryshmeNë një zinxhir ushqimor mund të gjenden lloje të ndryshme konsumatorësh. Kjo varet nga numri i kafshëveqë ndodhen në zinxhirin ushqimor.Shikoni zinxhirin ushqimor më poshtë.Po japim disa emra konsumatorësh që ndodhen në këtë zinxhir ushqimor.1. Konsumatori i parë – në këtë shembull është insekti.2. Konsumatori i dytë – në këtë shembull është hardhuca.3. Konsumatori i tretë – në këtë shembull është gjarpri.Sa konsumatorë ndodhen në këtë zinxhir ushqimor?Në kutitë boshe shkruani saktë llojet e konsumatorëve të zinxhirit ushqimor të treguar në figurë.Shikoni këtë zinxhir ushqimor:Në këtë zinxhir ushqimor ndodhen katër konsumatorë. Ata janë konsumatorë të ndryshëm: të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.Shkruani në kuti cili është konsumatori i parë dhe cili është i katërti.konsumator i dytëkonsumator i tretëGjeni gabimin në këtë paragraf:Bimët përdorin energjinë nga toka për të prodhuar ushqimin e tyre. Ato quhen konsumatorë. Insektet dhe kafshët e tjera quhen prodhues, sepse ato nuk mund të prodhojnë ushqimin e tyre. Llojet e ndryshme të prodhuesve janë: i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt.prodhuesTani shkoni në faqen 27 për të kontrolluar se çfarë dini.

