Page 20 - Demo
P. 20
18Grabitqarët dhe prejaKuptoni dhe analizoni fjalët “grabitqar” dhe “pre”.Ideja kryesoreDisa kafshë hanë kafshë të tjera.A dini emrin e ndonjë kafshe që vret kafshë të tjera për t’i përdorur si ushqim?Kafshët të cilat vrasin kafshë të tjera për t’i përdorur si ushqim quhen grabitqare. Grabitqarët vrasin kafshë të tjera. Këto kafshë quhen pre.Si mund të dimë se cilat kafshë janë grabitqare dhe cilat janë pre nëse nuk i shohim se çfarë hanë ato?Shikoni një grabitqar. Gepardi është kafsha më e shpejtë në tokë. Ai mund të vrapojë me shpejtësi 100km/orë. Gepardët gjenden në Afrikë. Ata janë grabitqarë.Shikoni gepardin në figurë. Përgjigjuni pyetjeve rreth këtij grabitqari.a. Pse gepardi ka këmbë të gjata dhe kurriz të përkulshëm?b. Pse gepardi ka bisht të gjatë e të sheshtë (petashuq)?c. Pse gepardi ka hulliza në putra dhe kthetrat e tij janë gjithmonë jashtë?d. Pse gepardi ka kokë të vogël të lëvizshme dhe një trup të lehtë?e. Pse gepardi ka njolla në gëzof?f. Çfarë shqisash përdor gepardi kur gjuan prenë e tij?bishtigëzofishpinakëmbët kthetratdhëmbët

