Page 22 - Demo
P. 22
20Habitate të ndryshme, zinxhirë ushqimorë të ndryshëmNdërtoni zinxhirë ushqimorë për habitate të ndryshme.Ideja kryesoreZinxhirë ushqimorë mund të ndërtohen për shumë habitate të ndryshme.Sa habitate të ndryshme mund të emërtoni?Për cilin habitat jeni më të interesuar dhe pse? Çdo hallkë e zinxhirit ushqimor ose e rrjetës ushqimore siguron energji në formën e ushqimit. Dimë se një zinxhir ushqimor fillon me një prodhues dhe mbaron me një konsumator. Prodhuesit sigurojnë ushqim për konsumatorët. Ushqimi u jep konsumatorëve energjinë, për të cilën ata kanë nevojë.Disa konsumatorë mund të jenë grabitqarë ose pre. A njihni ndonjë kafshë që mund të jetë edhe grabitqare, edhe pre? Kjo ndodh, sepse disa grabitqarë mund të bëhen ushqim për grabitqarë më të mëdhenj.Shikoni në figurë zinxhirët ushqimorë të një pylli. A shikoni ndonjë kafshë që është edhe grabitqar edhe pre?dhelpërzogbufketërmirrëqebullinsekteujk nuselalëdre

