Page 26 - Demo
P. 26


                                    24Gjallesat në rrezik zhdukjejeMësoni se mjaft gjallesa në botë janë në rrezik zhdukjeje. Ideja kryesoreMbijetesa e gjallesave varet nga ruajtja e ekuilibrit biologjik. Shkëputja e një hallke në zinxhirin ushqimor sjell prishjen e ekuilibrit biologjik. Kjo shkakton zhdukjen e shumë llojeve të gjallesave, mbijetesa e të cilave varet nga njëra-tjetra. Pse një pjesë e gjallesave janë në rrezik zhdukjeje?Si ndikon prerja e pemëve në zhdukjen e disa lloje gjallesash? Faktorë të tjerë që prishin ekuilibrin biologjik janë:a. ndryshimet klimatike,b. ndotja e tokës, e ujit ose e ajrit,c. gjuetia e paligjshme.Pse ndikon gjuetia e paligjshme në zhdukjen e disa gjallesave të veçanta, si: derri i egër, dhelpra, gjeli i egër, thëllëza e malit etj.?Përmendni disa nga gjallesat më të rrezikuara nga zhdukja në planetin tonë.Në Shqipëri janë në rrezik zhdukjeje 91lloje gjallesash, prej të cilave 45 lloje janë bimë. A njihni ndonjë bimë që është në rrezik zhdukjeje në vendin tonë?Në 12 vende të botës jetojnë gjithsej rreth 6000 leopardë. Numri i tyre është gradualisht në rënie.Orangutangu i Sumatrës është një ndër speciet më të rrezikuara të majmunëve.
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30