Page 34 - Demo
P. 34


                                    32Zbuloni funksionet e organeve kryesore.Çfarë bëjnë organet tona kryesore?Sa organe kryesore mund të përmendni?Disa organe na mbajnë gjallë si rezultat i ushqimeve që hamë. Disa të tjera na mbajnë gjallë duke përdorur ajrin që thithim. Të gjitha organet kanë nevojë për ujë për të na mbajtur gjallë.Trupi është i ndërtuar nga organe të ndryshme. Organet që punojnë bashkë, formojnë një sistem. Ky sistem çon dhe merr gjakun te çdo njëra prej miliona qelizave të trupit.ZemraZemra pompon gjakun nëpër trup. Gjaku rrjedh në tuba specialë që quhen enë të gjakut. Zemra, gjaku dhe enët e gjakut përbëjnë sistemin e qarkullimit të gjakut. Ky sistem çon dhe merr gjakun te çdonjëra prej miliona qelizave të trupit.Nëse zemra rreh çdo sekondë, kjo do të thotë që ajo rreh 3600 herë në një orë. Gjej se sa herë rreh ajo në një ditë.MushkëritëAjri i thithur shkon brenda mushkërive, të cilat janë pjesë e sistemit të frymëshkëmbimit. Gjallesat nuk mund të jetojnë për shumë minuta pa ajër. Ajri përmban oksigjenin e gaztë, i cili është i domosdoshëm për jetën. Procesi i thithjes së ajrit për në mushkëri quhet frymëmarrje. Gjatë këtij procesi trupi prodhon një mbetje të gaztë që quhet dyoksidi i karbonit. Dyoksidi i karbonit është i dëmshëm nëse nuk e nxjerrim jashtë. Mushkëritë tona e nxjerrin jashtë këtë gaz kur nxjerrim frymën. Ky proces quhet frymënxjerrje. Mushkëritë punojnë 24 orë në ditë gjatë gjithë jetës së njeriut. Pse janë të rëndësishme mushkëritë tona?TruriTruri është pjesë e sistemit nervor. Ai është qendra e kontrollit të trupit. Truri kryen miliona procese në trupin e njeriut, megjithëse ai nuk është i vetëdijshëm për to.A mund të tregoni pesë veprime që kontrollohen nga truri? Ideja kryesoreSecili organ bën punën e tij për të na mbajtur gjallë. 
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38