Page 35 - Demo
P. 35
Organ kryesor FunksioniTruri Vepron si kontrollues i trupit.Copëton ushqimin dhe e përzien me lëngje tretëse.Pompon gjakun në trup.Filtron amoniakun dhe urenë.Largon helmet nga gjaku.Thith ajrin.33Organet dhe sistemet e njeriutStomaku dhe zorrëtUshqimi shkon në stomak, pastaj në zorrë, më pas në fundin e saj. Në fillim, ushqimi përtypet në gojë, shkon në stomak ku copëtohet dhe bashkohet me lëngjet tretëse, pastaj shkon në zorrë ku tretet. Ky proces quhet tretje. Tretjaështë funksion i sistemit të tretjes. Më pas, ushqimi i tretur në zorrë kalon në gjak. Mbeturinat dalin jashtë në fundin e zorrës. Ushqimi jep energji për të gjitha proceset që mbajnë trupin gjallë. Nëse nuk ushqehemi, pas disa javësh, trupi ynë fillon të humbasë funksionet jetësore.Çfarë funksioni ka sistemi tretës?VeshkatTrupi ynë ka dy veshka. Veshkat janë pjesë e sistemit të jashtëqitjes. Ato filtrojnë gjakun dhe largojnë lëndët e panevojshme. Te njeriu këto lëndë janë ureja dhe amoniaku, që ndodhen të tretura në ujë dhe nxirren jashtë si urinë.A e dini se çfarë është një filtër?MëlçiaMëlçia është një organ jetësor. Ajo ka shumë funksione si p.sh. lidh sistemin tretës me sistemin e qarkullimit. Mëlçia prodhon substanca kimike të rëndësishme, si proteinat, të cilat kanë funksione të ndryshme. Ajo largon substancat helmuese nga gjaku dhe prodhon një lëng që quhet lëngu i tëmthit. Ai ndihmon në tretjen e ushqimit.Cili është funksioni kryesor i mëlçisë? Çfarë bën çdo organ? Kopjoni dhe plotësoni tabelën në fletoren e hulumtimeve, duke përdorur emrat e organeve nga kutia e fjalëve. Njëra është e plotësuar.Kutia e fjalëvemëlçia veshkatstomaku dhe zorrët mushkëritëzemra truri

