Page 36 - Demo
P. 36


                                    34Figura tregon vrapuesit në fillim të garës. Çfarë nuk është e drejtë? Si mund të zbulohet se kush ka mushkëritë më të mëdha duke përdorur tullumbace? Si mund të jenë gjërat të barabarta për të gjithë në këtë provë? Zbuloni funksionet e organeve kryesore.Ideja kryesoreKush mund ta fryjë më shumë tullumbacen?Zbuloni se kush ka mushkëritë më të mëdha në klasën tuaj.Mësuesja ju ndihmon të tregoheni të drejtë. Shikoni figurën. Që prova të jetë e drejtë çdo gjë në të duhet të jetë e barabartë. Si mund ta bëni provën të barabartë për të gjithë? Mendoni për llojin e tullumbaces dhe numrin e frymëmarrjeve.  Ju duhet të shikoni dallimin midis nxënësve. Si mund ta bëni këtë gjë? Mendoni mënyrën më të thjeshtë për të matur një tullumbace të gjatë.Si mund ta masim një tullumbace rrumbullake?Si mendoni… Trupi i njeriut përbëhet nga 70% ujë. Njeriu nuk mund të jetojë më shumë se një javë pa ujë. Përse mendoni se uji është kaq i rëndësishëm për trupin tonë?Çfarë bëjnë organet tona kryesore?
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40