Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë?Kuptoni se funksionet e organeve kryesore janë jetësore.Ideja kryesoreKur jeni të sëmurë, doktorët dhe ilaçet ju ndihmojnë të shëroheni.Organet kryesore janë tepër të rëndësishme. Ato ndihmojnë sistemet e trupit të funksionojnë.Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë si duhet?Që të jemi të shëndetshëm, duhet që organet e trupit të funksionojnë mirë. Kur jemi sëmurë, organet nuk funksionojnë mirë. Ndodh që ato të ndalojnë punën e tyre.A ju kujtohet se çfarë funksioni ka zemra?Zemra ndonjëherë nuk funksionon mirë. Shumica e njerëzve nuk kanë probleme me zemrën derisa fillojnë të plaken. Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut funksionojnë më mirë kur njerëzit janë të rinj, sesa kur plaken.A njihni ndonjë që ka probleme me zemrën?Në problemet e zemrës përfshihen:● Presioni i lartë i gjakut. Ai mund të shkaktojë plasje të enëve të gjakut.● Ngushtime dhe bllokime të enëve të gjakut. Kjo mund të shkaktojë goditje në zemër.• Enët e gjakut mund të bllokohen dhekjo mund të shkaktojë goditje në tru.Shumica e problemeve të zemrës mund të mjekohen.Mjekët u japin të sëmurëve ilaçe për të ulur presionin e gjakut. Kjo mund të ndalojë goditjen në zemër. Mjekët zgjerojnë enët e gjakut me anë të operacioneve.Shkruani tri raste që tregojnë se ç’mund të ndodhë nëse zemra nuk funksionon mirë.A ju kujtohen dy funksionet që kryejnë mushkëritë?
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42