Page 39 - Demo
P. 39


                                    37Organet dhe sistemet e njeriutÇfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë?Ndonjëherë mushkëritë nuk funksionojnë mirë. Sëmundjet mund të zvogëlojnë thithjen e oksigjenit në mushkëri. Kjo e bën frymëshkëmbimin të vështirë. Mjekët u japin të sëmurëve ilaçe për të bërë të mundur thithjen e oksigjenit në mushkëri. Kjo i ndihmon të sëmurët që të marrin frymë më lehtë, por shërimi i sëmundjeve të mushkërive nuk është gjithmonë i plotë.Ju kujtohet se çfarë funksioni ka truri?Kur truri nuk furnizohet me gjak për një periudhë të shkurtër, qelizat e tij vdesin. Në këtë rast, i sëmuri nuk ka mundësi të ecë apo të flasë. Një mjekim i kujdesshëm i ndihmon të sëmurët të bëhen më mirë, por jo të shërohen plotësisht.Njihni ndonjërin që ka pësuar goditje në tru?Ju kujtohet çfarë funksioni kanë veshkat?Nëse veshkat dhe mëlçia nuk funksionojnë mirë, trupi nuk mund të nxjerrë jashtë helmet. Ato mbeten brenda trupit. Mjekët na ndihmojnë për të pastruar gjakun, duke përdorur teknika si dializa. Për t’u shëruar plotësisht, të sëmurit i duhet një organ i ri.Ju kujtohet çfarë roli luajnë stomaku dhe zorrët?Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë mirë? Lidhni organet me sëmundjet e tyre. Njëra është plotësuar.Zemra Nuk mund të tretet ushqimi.Mushkëritë Goditje në tru.Truri Goditje në zemër.Veshkat dhe mëlçiaPamundësi për të marrë frymë.Stomaku dhe zorrëtTrupi nuk mund të nxjerrë helmet.Shumica e organeve kryesore mund të ndërrohen. Ky proces quhet transplant organesh.A e dini se...Një infermier po vendos në punë një makinë dialize.
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43