Page 40 - Demo
P. 40


                                    38Kuptoni se funksionet e organeve kryesore janë jetësore.Ideja kryesoreNe mund t’i ndihmojmë organet tona duke qëndruar të shëndetshëm dhe në formë.E mbani mend fotografinë e atletëve në fillim të këtij kapitulli? Përse u duhet të jenë në formë?Njerëzit e shëndetshëm kanë organe të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë.Si mendoni se mund të qëndrojmë të shëndetshëm?A mund të thoni dy mënyra se si mund të kemi organe të shëndetshme?Zemra është organi që mjekët e dëgjojnë të parin kur kontrollojnë shëndetin e njerëzve. Rrahjet e zemrës tregojnë se sa të shëndetshëm janë njerëzit. Rrahjet e zemrës maten me rrahje/minutë. Rrahjet normale për një person të ulur në qetësi janë 60 – 80 rrahje/minutë.Rrahjet e zemrës mund të kontrollohen nëpërmjet:● ndjesisë – mjeku dhe infermierja matin pulsin;● dëgjimit – mjeku dëgjon pulsinnëpërmjet stetoskopit;● shikimit të grafikut të rrahjeve të pulsit – mjekët me anë të një makine EKG mund të shikojnë se si funksionon zemra.Në mësimin tjetër ju do të mësoni të matni rrahjet e zemrës. Do të matni edhe rrahjet e zemrës së shokut ose të shoqes suaj.Sa është numri i rrahjeve të pulsit të një personi kur ai ndodhet i ulur dhe në gjendje qetësie?Zemra është një muskul i madh. Kur muskuli tkurret e shtyn gjakun të dalë jashtë zemrës dhe të qarkullojë nëpër trup. Sa herë që zemra e bën këtë, ju mund të ndjeni një rrahje pulsi.Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë?
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44