Page 41 - Demo
P. 41
39Organet dhe sistemet e njeriutPulsin ne mund ta ndjejmë në pjesë të ndryshme të trupit. Vendi më i lehtë për ta ndier pulsin është në pjesën e poshtme të kyçit të dorës. Për të matur pulsin duhet të praktikohesh.Matni pulsin e shokut tuaj kur ai është i ulur dhe në gjendje qetësie.Matni numrin e rrahjeve për 15 sekonda, shumëzojeni shifrën që del me katër që të llogarisni rrahjet për minutë.Këmbeni vendet që shoku të masë pulsin tuaj.Shkruani rezultatet e rrahjeve të zemrës suaj për një minutë.Shkencëtarët zakonisht i përsëritin matjet për t’u siguruar nëse prova e parë ishte e saktë.Mateni përsëri pulsin e shokut tuaj. Ndërroni vendet.Shkruani numrin e rrahjeve të pulsit për një minutë.Si kontrollohen dy rezultate?Kur krahasoni rezultatet që janë përsëritur, duhet të keni parasysh se mund të ketë ndryshime të vogla midis tyre. Zakonisht, dy rezultate (shifra) nuk dalin njësoj. Ato mund të jenë afërsisht të njëjta. Një matje e përsëritur është deri në 3 ose 4 rrahje më shumë apo më pak.Nëse vlera e pulsit të parë është 70 rrahje për minutë, vlera e pulsit në matjen e dytë mund të jetë 66 ose 74 rrahje për minutë. Nëse pulsi është shumë herë më i lartë apo më i ulët, atëherë duhet të përsëritni matjet.Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë?

