Page 42 - Demo
P. 42
40Kuptoni se funksionet e organeve kryesore janë jetësore.Ideja kryesoreBëni parashikime dhe pastaj provojini për të parë nëse janë të sakta. Mund të kujtoni se cila ishte norma e rrahjeve të pulsit për një person të ulur dhe në gjendje qetësie?Matja e rrahjeve të zemrës është një mënyrë e mirë për të treguar nëse organet kryesore funksionojnë mirë. Kur ato janë të afta dhe të shëndetshme, edhe trupi është i aftë dhe i shëndetshëm.Shkencëtarët bëjnë pyetje dhe përpiqen të parashikojnë përgjigjet. Më pas, ata kryejnë një hulumtim për të vërtetuar parashikimet.Këtu janë pyetjet, për të cilat ju do të parashikoni përgjigjet: Çfarë ndodh me shpejtësinë e rrahjeve të pulsit, kur ushtroheni fizikisht?Bëni një parashikim për ndryshimin e pulsit tuaj. Do të rritet apo do të zvogëlohet?Të gjithë nxënësit parashikojnë se çfarë do të ndodhë. Numëroni votat duke vendosur një vizë në kolonën përkatëse: “rritet” ose “zvogëlohet”. Kopjoni dhe plotësoni tabelën në fletoren e hulumtimeve. Shkruani rezultatin:Rritet ZvogëlohetNë këtë shembull, nxënësit votuan në favor të parashikimit “rritet”. Kjo tregon që ata mendonin se pulsi do të rritej gjatë ushtrimeve fizike.Çfarë parashikuat? Qarkoni përgjigjen.Ne parashikuam se pulsi ynë do të rritet/ulet kur bëjmë ushtrime fizike.Si shkencëtarë, tani keni një parashikim. Më pas do t’ju duhet të vërtetoni parashikimin tuaj përmes një hulumtimi.● Ju duhet ta matni pulsin para dhe pas ushtrimeve. ● Si shkencëtarë dini që prova duhet të jetë e njëjtë për të gjithë që të jetë e besueshme. Nëse nuk është e besueshme, ajo duhet bërë sërish.Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë?

