Page 45 - Demo
P. 45


                                    43Organet dhe sistemet e njeriut1. Si mund të kontrolloni nëse zemra është e shëndetshme?2. Mund të tregoni dy mënyra që ju ndihmojnë t’i mbani organet tuaja të shëndetshme?3. Vlera normale e pulsit në qetësi është midis 60-80 rrahje në minutë.a Sa mendoni se do të jetë pulsi i një personi që ushtrohet fizikisht?b Sa mendoni se do të jetë pulsi i një personi që nuk ushtrohet fizikisht?4. Si u siguruat që hetimi i pulsit ishte i besueshëm?Cili është më i ulëti në kolonën “Ndryshesa”?Ç’mendoni se do të thotë kjo?Tabela juaj do të ketë më shumë rezultate. Mund të mos jetë e lehtë që në kolonën “në qetësi” të gjeni numrin e rrahjeve tipike të zemrës.Si mund të gjeni numrin e rrahjeve tipike të zemrës për nxënësit e klasës?Nxirrni mesataren e rrahjeve të zemrës për nxënësit e klasës.Cila është mesatarja e numrit të rrahjeve të zemrës të nxënësve të klasës pas ushtrimeve fizike?Cila është ndryshesa mesatare e rrahjeve të zemrës në kolonat “në qetësi” dhe “pas ushtrimeve”?Çfarë ju tregojnë vlerat mesatare?Krahasoni rrahjet mesatare të zemrës me njëri-tjetrin në të dy kolonat e mësipërme. Shkruani një përfundim. Qarkoni përgjigjen tuaj.a. Në qetësi, rrahjet e zemrës sime janë më shumë/më pak/mesatare në krahasim me nxënësit e tjerë të klasës.b. Pas ushtrimeve, rrahjet e zemrës sime janë më shumë/më pak/mesatarenë krahasim me nxënësit e tjerë të klasës.c. Ndryshesa midis rrahjeve të zemrës sime “në qetësi” dhe rrahjeve të saj “pas ushtrimeve” është më shumë/më pak/mesatare në krahasim me nxënësit e tjerë të klasës.Si mendoni… Cili nga organet kryesore nuk mund të zëvendësohet? Pse mendoni kështu?Tani shkoni në faqen 49 për të kontrolluar se çfarë dini.Çfarë ndodh nëse organet kryesore nuk funksionojnë?
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49