Page 46 - Demo
P. 46
44Kuptoni si formohet një bebe në barkun e nënës.Çfarë funksioni ka sistemi riprodhues?Ideja kryesoreRiprodhimi te njeriu zhvillohet nëpërmjet fekondimit, mbas të cilit merr fillesën një qenie e re.Një sistem tjetër i rëndësishëm në trupin e njeriut është ai riprodhues, i cili ndryshe quhet dhe aparati riprodhues. Ky aparat te njeriu emërtohet sipas gjinisë, aparati gjenital femëror dhe aparati gjenital mashkullor.Pjesët kryesore të aparatit gjenital femëror janë: vezoret dhe mitra. Në vezore formohen qelizat vezë.Brenda mitrës vendoset bebja, e cila pret të rritet derisa të vijë dita e lindjes. Pjesë të aparatit gjenital mashkullor janë dy testikujt dhe penisi. Në testikuj formohen spermatozoidët. Çfarë funksioni kanë vezoret? Çfarë funksioni ka mitra?Çfarë funksioni kanë testikujt?Riprodhimi natyral te njeriu zhvilllohet në rrugë seksuale. Nga bashkimi i një veze me një spermatozoid formohet një qelizë që quhet zigotë. Ky proces quhet fekondim.vezoremitravezoretestikulpenisi

