Page 5 - Demo
P. 5


                                    Planifikoni një hulumtimVrojtoniRegjistroni rezultatet.Kur planifikoni një hulumtim, mendoni çfarë do të bëni. Ju dini se nëse një tretësirë (lëng) avullon, pjesët e ngurta mbeten në enë.Duhet të planifikoni gjithashtu se si do ta bëni hulumtim një provë të besueshme.Çfarë duhet të mbani njësoj? Këto quhen madhësi të kontrolluara (të varura):● sasia (masa) e çdo pijeje që provohet;● mënyra se si e ngrohni atë.Çfarë duhet të ndryshoni? Këto quhen (madhësi) të pavarura:● lloji i pijes.Madhësia që po matni quhet madhësi e varur. Në këtë hulumtim do të gjeni se sa sheqer përmban çdo pije.Pasi të avulloni të gjithë lëngun, peshoni sheqerin që mbetet në çdo enë. Bëni matjet me një peshore. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Një nga mënyrat është plotësimi i një tabele. Të gjitha rezultatet mbahen të rregullta e të pastra në tabelë. Ju mund t’i përdorni rezultatet për të ndërtuar një grafik. Ai do t’ju ndihmojë për të parë ngjashmëritë dhe është një mënyrë e mirë për të këmbyer idetë me njerëzit e tjerë.Në fund të hulumtimit shikoni me kujdes rezultatet. Shikoni cilat lëngje përmbajnë më shumë sheqer.Krahasoni lëngjet.Zgjidhni atë me më shumë sheqer.A ishte i saktë parashikimi juaj?Sa të besueshme ishin rezultatet?A mund të gjeni një mënyrë për ta bërë më të saktë hulumtimin tuaj?Çfarë tjetër?Kërkimi shkencor gjithmonë çon në pyetje të tjera. Kjo mund t’ju udhëheqë drejt hulumtimeve të tjera.Pijet me përmbajtje të ulët të sheqerit kanë vërtet pak sheqer?A ka më pak sheqer lëngu natyror i frutave se koka-kola me gaz?Matni vëllimin e secilës pije dhe sigurohuni që të jenë të njëjta.InterpretonirezultatetMë pas po japim një shembull pyetjeje, parashikimi dhe arsyetimi.Pyetje: Cila pije përmban më shumë sheqer?Parashikimi: Kola me gazArsye: Kjo pije është shumë e ëmbël.3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10