Page 54 - Demo
P. 54


                                    52Gjeni ndikime pozitive dhe negative të njeriut në mjedis.Kujdesemi për mjedisinIdeja kryesoreTë gjithë ne mund të ndikojmë mbi mjedisin në mënyrë pozitive ose negative.Çfarë kanë të përbashkët tigrat dhe panterat?Të mbrojmë mjedisinShumë kafshë dhe bimë janë në rrezik zhdukjeje. Ne do t’i humbasim këto lloje, nëse nuk i mbrojmë ato dhe habitatet e tyre natyrore. Ato do të zhduken.Habitat quhet vendi ku jeton një kafshë apo një bimë. Shumë kafshë dhe bimë janë zhdukur për shkak të veprimtarisë njerëzore. Gjuetia dhe prerja e pyjeve ndikojnë në shkatërrimin e habitatit natyror, për pasojë, edhe në pakësimin e kafshëve dhe të bimëve që jetojnë atje. Ka shumë bimë që ne nuk i kemi zbuluar ende. Ne i përdorim bimët për të përgatitur ilaçe.Pse është e rëndësishme që të mbrojmë kafshët në rrezik zhdukjeje dhe habitatet e tyre?Shkruaj dy ide këtu.Si mund t’i mbrojmë kafshët në rrezik zhdukjeje dhe habitatet e tyre?Shkruaj dy ide për të mbrojtur llojet në rrezik zhdukjeje dhe habitatet e tyre.Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur mjedisin?Në të gjithë botën kujdesi për mjedisin është diçka e rëndësishme. Ka shumë organizma që punojnë për të ndihmuar për mbrojtjen e mjedisit. Një nga organizatat më të mëdha është Fondi Botëror për Natyrën (World Wide Found for Nature, shkurt WWF). Ai punon për të mbrojtur të ardhmen e botës natyrore.WWF filloi punën për ruajtjen e mjedisit rreth 50 vite më parë. Mund të bëjmë shumë gjëra për të mbrojtur mjedisin tonë. Ja disa ide:
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58