Page 56 - Demo
P. 56
54Gjeni ndikime pozitive dhe negative të njeriut në mjedis.Si e vëzhgojnë shkencëtarët mjedisin?Ne mund ta vëzhgojmë mjedisin në shumë mënyra. Për shembull, mund të numërojmë se sa kafshë ndodhen në një mjedis. Kjo na ndihmon të kuptojmë nëse ata janë lloje në rrezik zhdukjeje.Organizata si WWF kujdesen për mbrojtjen e tyre. Nga studimet që ato kanë bërë, ka dalë se disa lloje kafshësh dhe bimësh janë në rrezik të zhduken përgjithmonë.Ideja kryesoreNe mund ta vëzhgojmë mjedisin.Një prej kafshëve që WWF ka numëruar është tigri Bengal. Vetëm 1850 tigra Bengal janë gjallë. Tigri Bengal është një nga llojet më të rrezikuara në botë. Ai është në “Librin e kuq”, që do të thotë se rrezikon të zhduket.Tigri Bengal është lloj në rrezik zhdukjeje, pasi njerëzit kërkojnë të përdorin tokën ku jeton ai. Njerëzve iu nevojiten vende për të jetuar dhe kohët e fundit po lëvizin drejt habitateve natyrore ku jeton ky tigër.Kjo do të thotë se tigri po lufton për të mbijetuar. Meqë tigrat jetojnë shumë afër njerëzve, ata shpesh vriten prej tyre. Tigri Bengal është i rrezikuar edhe nga gjuetia.Kur ne vëzhgojmë një mjedis, duhet të mendojmë për shumë gjëra. P.sh.:● Çfarë bimësh dhe kafshësh jetojnë në habitat?● Si mund t’i identifikojmë kafshët dhe bimët në habitat?● Sa bimë dhe kafshë janë në habitat?● Çfarë të dhënash mund të kërkojmë?● Nga se mund të rrezikohet habitati?● Si mund ta mbrojmë habitatin?Çfarë masash duhet të marrim për të mbrojtur nga zhdukja tigrin Bengal? Shkruani dy ide se si mund ta mbrojmë tigrin Bengal.Këto janë dy veprimtari rreth mjedisit. Mësuesi/ja juaj do ta vendosë se cilën do të bëni.Kujdesuni për mjedisin tuaj

