Page 58 - Demo
P. 58
56Gjeni ndikime pozitive dhe negative të njeriut në mjedis.Ideja kryesoreVeprimtaria njerëzore mund të dëmtojë mjedisin. Ju mund të ndihmoni në rregullimin e këtyre dëmeve.Shikoni figurën. Çfarë mendoni se u ka ndodhur pemëve?Veprimtaritë njerëzore mund të ndikojnë në mjedis në shumë mënyra. Ato mund të kenë ndikim pozitiv ose negativ në mjedis. Të gjithë duhet të mendojmë se si ta rregullojmë një mjedis, të cilin njerëzit e kanë shkatërruar.Shiu acidShiu është shumë i rëndësishëm për jetën. Të gjitha gjallesat kanë nevojë për ujë që të jetojnë. Shiu sjell ujin që na nevojitet. Në shumë vende të botës, shiu është një problem i madh, pasi ndotja nga fabrikat, makinat, autobusët, kamionat dhe shtëpitë e bën atë të shfaqë veti acide. Ky shi quhet shiu acid.Kur lëndët djegëse si qymyri dhe karburanti digjen në centralet elektrike, fabrikat apo në shtëpitë tona, formohen gaze acide. Shumë nga këto gaze përzihen në ajër. Këto gaze treten në ujin e shiut, duke bërë që ai të shfaqë veti acide. Shiu acid mund të dëmtojë gjallesat dhe jogjallesat.Shikoni figurën për të parë se si shiu acid i dëmton ndërtesat.Si mund ta pakësojmë sasinë e shiut acid?Shkruani dy mënyra se si mund ta pakësojmë sasinë e shiut acid.Kujdesuni për mjedisin tuaj

