Page 59 - Demo
P. 59


                                    Kujdesuni për mjedisin tuajSi mendoni...A mund të krijojnë gazet shiun acid dhe të rritin efektin serrë?Në ç'mënyrë tjetër e dëmtojmë mjedisin?Ndihmë: Mendoni për hapësirat e zëna nga ndërtimet.57Efekti serrë Rritja e efektit serrëToka është e rrethuar nga shtresa gazesh. Këto shtresa formojnë atmosferën. Efekti serrë është një proces natyror. Atmosfera mban brenda një pjesë të energjisë diellore. Kjo e ngroh tokën dhe mundëson jetën në tokë. Gazet serrë janë kryesisht avuj uji, dyoksid karboni, metan, okside të azotit dhe ozon.● Dyoksidi i karbonit – formohet si pasojë e djegies së lëndëve djegëse (fosile) ose grumbullohet në ajër kur priten pemët në pyll.● Metani – quhet gazi natyror i nëntokës, por mund të formohet edhe nga shpërbërja e bimëve dhe e kafshëve.Shkencëtarët mendojnë se veprimtaritë njerëzore e rritin sasinë e gazeve serrë në atmosferë. Kjo njihet si rritje e efektit serrë dhe është njëra nga arsyet që shqetëson njerëzit për ndryshimet klimatike. Si mendoni se mund ta pakësojmë rritjen e efektit serrë?Shkruani dy gjëra që mund të bëjmë për të pakësuar rritjen e efektit serrë.atmosfera bllokon gazet serrëngrohja globaleatmosferarrezet e diellitgazet e efektit serrë
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63