Page 60 - Demo
P. 60
Kujdesuni për mjedisin tuaj58Me çfarë materiali është ndërtuar shtëpia jote?GuroreNe na duhen materiale të posaçme për të ndërtuar shtëpitë, dyqanet, fabrikat dhe zyrat. Na nevojitet gur gëlqeror, allçi, argjilë për ndërtesat. Të gjitha këto materiale ndodhen në tokë.Gurin gëlqeror, allçinë dhe argjilën e marrim nga toka me anë të guroreve. Gjithashtu, guroret sjellin të ardhura për komunitetin lokal. Për fat të keq, ato mund të kenë ndikim negativ mbi mjedisin. Këtë dëm mund ta dalloni edhe në figurë.Çfarë mendoni se kanë shkaktuar guroret mbi mjediset lokale?Shkruani dy mënyra që tregojnë si rregullohen dëmet e shkaktuara nga guroret.Shpyllëzim do të thotë të presësh një sasi të madhe pemësh. Pyjet priten për të siguruar drurin që nevojitet për ndërtesat, mobiliet, dyert dhe letrën. Ato gjithashtu priten edhe për të liruar tokë që përdoret për bujqësi apo urbanizim.Pse është problem shpyllëzimi?Nëse presim zona të mëdha me pemë, mund të ndodhin shumë gjëra.● Kur zona të mëdha pyjore shpyllëzohen nga pemët, toka mund të varfërohet. Kjo do të thotë se në atë tokë nuk mund të rriten më pemë të tjera.● Pemët thithin ujin e shirave. Nëse shpyllëzimi ndodh në zona malore, nuk do të ketë më pemë për të përthithur shirat. Kjo mund të shkaktojë rrëshqitje të tokës dhe përmbytje.ShpyllëzimiNe na nevojitet druri. Por, për sa dru kemi nevojë?Gjeni ndikime pozitive dhe negative të njeriut në mjedis.Ideja kryesoreNë ditët e sotme, na duhen shumë gjëra për të jetuar. A e dëmtojnë këto gjëra mjedisin?

